13 Janar 2025

Mihajloviq: Serbia tani ka ndikimin më të fuqishëm në Kosovë

Beograd, 17 mars - Milivoje Mihajloviq, drejtor i Zyrës për marrëdhënie me mediat të qeverisë serbe, ka thënë sot se trazirat e 17 marsit 2004 në Kosovë kanë qenë “instrument i spastrimit etnik”, por se pas 11 viteve shteti i Serbisë ka ndikimin më të fuqishëm në Kosovë që nga viti 1999 dhe se serbët e Kosovës janë më të sigurt se ç’kanë qenë atëherë.

“Në këtë moment shteti i Serbisë e ka ndikimin më të fuqishëm në Kosovë që nga viti 1999 deri më sot, gjë që mund të shihet edhe përmes dialogut të Brukselit”, ka thënë Mihajloviq për Radiotelevizionin e Serbisë.

Sipas tij, presionet politike do të vazhdojnë edhe një kohë të gjatë, porse do të jenë me intensitet më të ulët, se realiteti tash ka ndryshuar, ngase serbët e Kosovës, të cilët morën pjesë në zgjedhjet lokale dhe parlamentare, kanë hyrë në institucionet kosovare të sistemit dhe se kanë njëfarë fuqie.

“Askujt nga serbët e Kosovës nuk i bie në mend që t’i nënshtrohet presionit politik se jeton në të ashtuquajturën Republikë e pavarur e Kosovës”, ka thënë Mihajloviq dhe ka shtuar se “serbët e Kosovës janë qytetarë të Serbisë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)