Meteorologët: Do të bie borë e verdhë
Londër, 28 dhjetor - Parashikuesit e motit nga instituti Met Office, kanë paralajmëruar se në ditët në vijim, mund të bie edhe borë e verdhë.
Zyrtarë nga Met Office i kanë thënë BBC-së se bora me ngjyrë mund të bie nga ora 11 deri në orën 16, duke mos treguar arsyen e një bore të tillë me ngjyrë!.
Do të jetë një shtresë prej dy deri në katër centimetra, thuhet po ashtu në raport, ku tregohet se bora e verdhë, nuk shkakton asnjë rrezik.
Ky paralajmërim ka bërë që shumë njerëz të mahiten në rrjetet sociale, duke e krahasuar rënien e borës së verdhë me rastet kur dikush e bën atë të verdhë duke urinuar.