10 Janar 2025

Mesiq: “T’i jepet kohë Nikoliqit”

Novi Sad, 10 qershor - Ish-presidenti i Kroacisë Stipe Mesiq konsideron se presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliq duhet t’i jepet kohë e caktuar “që të lirohet nga hipoteka e të kaluarës”.

Në tekstin autorial për gazetën e sotme të Novi Sadit “Dnevnik” Mesiq vlerëson se Nikoliq tani ka bërë disa kthime politike në karrierën e tij politike, çka nuk përjashtohet një manovër të tillë të bëjë edhe tani. Mesiq konsideron se Nikoliqit duhet që në mënyrë të hapur t’i thuhet se çka te ai nuk mund të tolerohet dhe t’i vendoset “afat kalimtar”.

“Në këtë periudhë do të konfirmojmë nëse kemi pune me Nikoliqin, udhëheqësin çetnik, ose me Nikoliqi i ridizajnuar i vetëdijshëm për realitetin në të cilin jeton, dhe më shumë, për nevojat e vendit në krye të së cilit u ndal. Sa i përket dëshirave dhe ëndrrave të tij, më së miri është që t’i lejë pas vete. Jetohet dhe punohet në realitet”, thekson Mesiq.

“Ardhmëria nuk është në ndërrimin e kufijve, por në hapjen e tyre”, thekson ish-presidenti kroat në shkrimin për “Dnevnik”-un.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)