Merkiç: Prishtina nuk do të ketë zyrë në Beograd
Beograd, 11 shkurt - Shefi i diplomacisë serbe Ivan Merkiq, në një prononcim për \"Blic\" ka njoftuar se oficeri ndërlidhës i Prishtinës do të vendoset në ndërtesën e delegacionit të BE në Serbi dhe ajo nuk do të jetë kurrfarë zyre.
Sipas tij \"autoritetet e përkohshme në Prishtinë mund ta quajnë oficerin ndërlidhës si të kanë qejf. Mund ta quajnë ambasador apo përfaqësues nga kozmosi. E vërteta është se në lokalet e BE në Beograd do të punojë vetëm një njeri i cili do të jetë personi kontaktues për marrëveshjet teknike \".