Merkeli: Problemet e Greqisë nuk zgjidhen shpejt
Berlin, 19 mars - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se problemet e Greqisë, e cila ndodhet në krizën e borxheve, nuk mund të zgjidhen në një periudhë të shkurtër kohore.
Merkel, ka theksuar se është e qartë se askush nuk pret që problemet e Greqisë të zgjidhen këtë mbrëmje në Bruksel ose në mbrëmjen e së hënës në Berlin.
Ajo i ka bërë thirrje Greqisë për zbatimin e angazhimeve dhe ka theksuar se kriza e Greqisë mund të zgjidhet në konsulencë me vendet evropiane dhe me përpjekjet, të cilat do ti tregojë vetë Greqia.