Merkel uron Kryeministrin Mustafa
Prishtinë, 15 dhjetor - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pranoi një telegram urimi nga Kancelarja Federale e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, me rastin e zgjedhjes si Kryeministër i Republikës së Kosovës.
Në telegramin e urimit të kancelares Merkel thuhet:
Shumë i nderuar zoti Kryeministër
Me rastin e zgjedhjes Suaj në postin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ju shpreh urimet e mia më të përzemërta.
Ju ndodheni para sfidave të mëdha, veçanërisht lidhur me afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian, dialogun me Beogradin si dhe krijimin e strukturave të shtetit ligjor dhe të strukturave demokratike të vendit Tuaj. Gjermania do të vazhdojë të jetë një partnere e besueshme e Kosovës.
Do të gëzohesha tJu përshëndes së shpejti në Berlin.
Për detyrën Tuaj plot përgjegjësi Ju uroj fat të mirë dhe shumë sukses.
Përshëndetje miqësore
Dr. Angela Merkel
Kancelare Federale e Republikës Federale të Gjermanisë