Merkel përgëzon Vuçiçin për dialogun Prishtinë - Beograd
Beograd, 9 korrik - Në ditën e saj të dytë të vizitës në Beograd, Kancelarja gjermane, Angela Merkel e siguroi Kryeminitrin serb, Aleksandër Vuçiç se nuk do të ketë vonesa artificiale në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian.
Duke folur në një konferencë të përbashkët në Beograd, Merkel e falënderoi Vuçiçin për iniciativat e ndërmarra në rajon, sidomos për vullnetin për kompromis me Prishtinën. Ajo theksoi se Gjermania i mbështet reformat në Serbi, e cila ka treguar rezultate pozitive.
Merkel e përgëzoi qeverinë serbe për ndërmarrjen e masave të forta ekonomike dhe premtoi se do të ndihmonte për çështjen e rritjes së fluksit të emigrantëve, raporton \"Tanjug\".
E kemi vënë re gjatë javëve të fundit se ai (fluksi i emigrantëve) është rritur tërësisht gajtë qershorit dhe korrikut. Rruga përmes Ballkanit Perëndimor është rritur, që do të thotë se duhet ti ndihmojmë këto vende. Nuk ka vlerë ta izolojmë veten nga njëri-tjetri, por na duhen regjistrime për të parandaluar kërcënimet terroriste dhe na nevojitet komunikim më i mirë, tha Merkel.
Para se të mbërrinte në Beograd, Kancelarja tha se hapja e kapitujve me Prishtinën dhe progresi i bisedimeve lidhet me rrugën e Serbisë në BE. Kancelarja njoftoi se ministrat e Brendshëm dhe ata të Drejtësisë në vendet anëtare në BE do të zhvillojnë një takim ditët e ardhshme për të diskutuar për shpërndarjen vullnetare të emigrantëve.