12 Janar 2025

Merkel kundër pjesëmarrjes së Rusisë në G-7

Berlin, 21 maj - Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se është e “paimagjinueshme” që Rusia të marrë pjesë në takimin e vendeve më të industrializuara të botës për sa kohë është e përfshirë në Ukrainë.

Duke folur sot në parlamentin gjerman, Merkel tha se takimin muajin e ardhshëm i G-7ës në Bavari nuk do të përfshijë Rusinë, e cila akuzohet se po mbështet separatistët prorusë në luftimet kundër qeverisë së Kievit.

Ajo theksoi se Rusia mori pjesë në takimin e mëparshëm të vendeve më të industrializuara në vitin 2013 në Vilnius, por kjo ishte para se Moska të aneksonte gadishullin e Krimesë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Merkel shkon sot në Rigë të Letonisë për një takim të udhëheqësve të BE-së dhe atyre të Armenisë, Azerbajxhanit, Bjellorusisë, Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Ukrainës. Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë akuzuar Rusinë se ka nxitur konfliktin në lindje të Ukrainës duke mbështetur separatistët në rajonin e Donetskut me armë dhe trupa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)