12 Janar 2025

Meksika ofron 3.8 milionë dollarë për kapjen e Joaquin Guzman

Meksiko City, 16 korrik - Qeveria meksikane ka ofruar një shpërblim prej 3.8 milionë dollarësh amerikanë për të kapur trafikantin e njohur të drogës Joaquin Guzman, i cili u arratis nga burgu i nivelit më të lartë të sigurisë së Meksikës.

Më herët, video dhe fotografi mbi arratisjen e Guzman-it u publikuan në internet dhe kjo e ka lënë sistemin e sigurisë të Meksikës në një gjendje të vështirë. Qeveria amerikane deklaroi se kapja e Guzman-it mbetet detyra kryesore dhe se Uashingtoni është i gatshëm të japë çdo ndihmë.

Ministria e Brendshme e Meksikës ka njoftuar se ka shpërndarë mbi 100 mijë fotografi të lordit të drogës, Joaquin Guzman, i njohur ndryshe si “El Chapo”, në të gjithë Meksikën.

Në këtë deklaratë thuhet se mbi 10 mijë agjentë të policisë federale janë në gatishmëri të lartë në të gjithë vendin, ndërsa autoritetet kanë ngritur edhe mbi 100 pika kontrolli në rrugët kryesore të këtij shteti.

Spitalet dhe hotelet janë duke u kontrolluar në vazhdimësi, ndërsa rreth 50 ekipe me qenë po kontrollojnë mjetet e ndryshme të transportit. Po ashtu, në aeroporte ka disa ekipe të cilat janë në gatishmëri dhe po bëjnë kontrolle edhe në disa avionë privatë.

Lordi i drogës, “El Chapo” është sërish njeriu më i kërkuar në Meksikë, pasi arriti që të arratisej nga burgu i sigurisë së lartë në këtë vend, përmes një tuneli 1.5 kilometra të gjatë.

Joaquin Guzman, 58 vjeç, i njohur ndryshe dhe si \"xhuxhi\" është drejtuesi i kartelit të drogës Sinaloa, grupi më i madh dhe më i dhunshëm në botë.

Rrjeti i tij mbulon mbarë globin dhe ai vetë prej kohësh është autori i disa skenave të dhunës në Meksikë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)