12 Janar 2025

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II vizitë zyrtare në Shqipëri, takon Nishanin

Tiranë, 12 maj -  Me ftese të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Tiranë, mbreti i Jordanisë, Abdullah II.

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II është pritur nga presidenti shqiptar, Nishani me një ceremoni zyrtare organizuar në selinë e Presidencës, me nderime shtetërore, ku më pas ka filluar takimi mes dy delegacioneve pa praninë e mediave.

Ndërkohë pas përfundimit të bisedimeve mes delegacioneve, kreu i shtetit shqiptar dhe mbreti i Jordanisë do të bëjnë edhe një deklaratë për mediat.(AA)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)