Mbikëqyrës të Agjencisë në konferencën Evropës Qendrore dhe Lindore
Sarajevë, 11 maj - Në takimin e autoriteteve për mbrojtjen e të dhënave personale të Evropës Qendrore dhe Lindore, i cili, këtë vit po mbahet në Sarajevë, institucioni ynë po përfaqësohet nga Ruzhdi Jashar, Mbikëqyrës Kryesor Shtetëror, Aleksandar Spasić, zv. Mbikëqyrës Shtetëror, si dhe Ramadan Qehaj, Mbikëqyrës Shtetëror.
Gjatë punimeve të kësaj konference do të diskutohen dhe zbardhen problemet e përbashkëta të autoriteteve të kësaj fushe, si dhe do të ndahen përvojat e tyre në privatësi dhe mbrojtje të të dhënave personale.
Vlenë të theksohet se është hera e parë që shteti i Bosnjës e Hercegovinës, përkatësisht autoriteti homolog i këtij vendi, fton zyrtarisht Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Kosovës.
Punimet e këtij takimi do të zgjasin dy ditë, respektivisht gjatë 11 dhe 12 majit 2016.