11 Janar 2025

Mbi 8 milionë të vdekur nga fatkeqësitë natyrore në shekullin e 20-të

New York, 20 prill - Sipas një studimi të fundit, mbi 8 milion njerëz në gjithë botën kanë humbur jetën nga fatkeqësitë natyrore që nga fillimi i shekullit të 20-të.

Këto të dhëna janë bazuar në mbi 35 mijë raste të katastrofave natyrore gjatë 115 viteve të fundit, të cilat kanë shkaktuar dëme me vlerë rreth 7 trilion dollarë amerikanë.

Që nga viti 1900, më shumë se gjysma e viktimave kanë vdekur gjatë përmbytjeve, ndërsa mbi 2,3 milion kanë vdekur nga tërmetet në mbarë botën.

Fatkeqësia më e tmerrshme e kohëve të fundit ka qënë cunami i oqeanit Indian në vitin 2004, i cili mori 230 mijë jetë.

Ndërsa më i madhi për sa i përket dëmeve financiare ishte tërmeti vdekjeprurës dhe cunami në Japoni i vitit 2011, që shkaktoi mbi 330 miliardë dollarë dëme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)