Mbi 500 të vdekur nga vapa në Pakistan
Islamabad, 23 qershor - Ka arritur mbi 500 numri i të vdekurve nga vapa në jug të Pakistanit.
Shumica e viktimave janë regjistruar në qytetin e Karaçit, ku temperaturat, gjatë ditëve të fundit, kanë arritur në 45 gradë Celsius.
Viktima ka edhe në pjesët e tjera të provincës Sind.
Kryeministri i Pakstanit, Nawaz Sharif, ka bërë thirrje për masa të jashtëzakonshme.
Ushtria është duke ndihmuar Autoritetin Kombëtar për Menaxhimin e Katastrofave në ngritjen e tendave freskuese.