09 Janar 2025

Mbi 15 mijë refugjatë kanë mbërritur në Itali nga 1 janari deri më 6 mars

Romë, 7 mars - Departamenti i Emigracionit pranë Ministrisë së Brendshme të Italisë njoftoi se mbi 15 mijë emigrantë dhe refugjatë kanë mbërritur në Itali nga 1 janari deri më 6 mars të këtij viti, duke shënuar një rekord të ri të fluksit migrator nga Afrika.

Kjo shifër shënon një rritje prej 74 për qind, krahasur me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Vetëm gjatë fundjavës, 2,315 emigrantë dhe refugjatë mbërritën në portet në jug të Italisë, pasi u shpëtuan gjatë operacioneve të Rojes Bregdetare Italiane.

Numri i emigrantëve të vegjël, të pashoqëruar mbetet shumë i lartë dhe deri më 27 shkurt janë regjistruar 1,670 fëmijë të vetmuar.

Sipas autoriteteve, në sistemin e pritjes së refugjatëve dhe emigrantëve në Itali janë regjistruar 174, 606 vetë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)