Mbërrin në Shqipëri Papa Françesku
Tiranë, 21 shtator - Sot në mëngjes ka mbërritur në aeroportin Nënë Tereza në Tiranë Papa Françesku ku u prit nga Kryeministri Edi Rama, anëtarë të Qeverise e drejtues të Kishës Katolike.
Papa takoi edhe dy femije, nje nga jugu dhe nje nga veriu i vendit, nje pershendetje simbolike kjo per Atin Shenjte.
100 mijë pelegrinë nga i gjithë Ballkani do të jenë sot në Tiranë, ndërsa 1200 gazetarë nga e gjithë bota do të ndjekin këtë vizitë.
Pelegrinë nga Puka, Shkodra dhe gjithë Shqipëria por dhe nga Kosova e Maqedonia kanë mbushur sheshin Nënë Tereza për të pritur Papa Franceskun. Ata kanë mbërritur që në orët e para të mëngjesit, dhe disa edhe prej mbrëmjes së djeshme.