13 Janar 2025

Mbahen zgjedhjet presidenciale në Kroaci

Zagreb, 11 janar - Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Kroaci. Në garën për kreun e shtetit kandidatë janë presidenti aktual i Kroacisë Ivo Josipoviç dhe Kolinda Grabar-Kitaroviç, kandidatja e Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ), si dy kandidatët të cilët kanë fituar më shumë vota në raundin e parë të zgjedhjeve, të zhvilluara më 28 dhjetor.

Nga ora 7 deri 19 do të jenë të hapura gjithsej 6.350 qendra votimi, 6.260 prej të cilëve në Republikën e Kroacisë ndërsa 90 të tjera jashtë vendit.  Presidenti aktual kroat Ivo Josipoviç, pasi ka votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Zagreb këtë mëngjes deklaroi se pret fitoren.

Josipoviç tha se ka dalë në mesin e votuesve të parë në orën 07:15 për të votuar dhe njëkohësisht për t\'ju bërë thirrje qytetarëve kroatë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, të dalin në zgjedhje dhe t\'i japin votë kandidatit që ata mendojnë se është më i miri .

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (DIP) të Kroacisë i cili më 5 janar ka publikuar rezultatet e plota të zgjedhjeve për presidentin e Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviç në raundin e parë të zhvilluar më 28 dhjetor 2014 ka fituar 38,46 për qind të votave, ndërsa kundërshtarja e tij Kolinda Grabar - Kitaroviç 37,22 për qind.

Raundi i parë të zgjedhjeve presidenciale ka kaluar me pjesëmarje të ulët të votuesve, gjithsej 47,12 për qind. Presidentit kroat Ivo Josipoviç i skadon mandati më 18 shkurt 2015 kështu që mandati i presidentit të sapozgjedhur do të fillojë më 19 shkurt 2015.(AA)

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)