Mbahen zgjedhjet në Malin e Zi
Podgoricë, 16 tetor - Në Mal të Zi mbahen sot zgjedhjet parlamentare ku garojnë 17 lista zgjedhore për 81 vende në parlament.
Komisioni i Zgjedhjeve, por edhe Komisionet Komunale theksojnë përgatitjet e duhura që janë bërë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Në këtë kuadër, për herë të parë në Mal të Zi, zbatohet procesi i identifikimit elektronik.
Zgjedhjeve në Mal të Zi u parapriu një fushatë tejet e ashpër midis Partisë Demokratike Socialiste të kryeministrit Gjukanoviç dhe të një grupi të partive opozitare pro-ruse, të cilat janë kundër anëtarësimit në NATO.