12 Janar 2025

Maqedonia shpall gjendjen e jashtëzakonshme, shkaku i refugjatëve

Shkup, 20 gusht - Qeveria maqedonase ka shpallur sot gjendjen e jashtëzakonshme vë veri dhe jug pas fluksit të madh të emigrantëve që kanë pushtuar vendin.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Ivo Kotevski, i cili tha se për sigurimin e kufirit do të angazhohet armata e Republikës së Maqedonisë.

Kotevski sqaroi se qëllimi i këtij vendimi është për të rritur sigurinë e popullatës lokale dhe t’u mundësohet trajtim më i përshtatshëm e më human emigrantëve të cilët tanimë kanë hyrë në territorin e shtetit.

Sipas vendimit të qeverisë, do të formohet një shtab kryesor në kuadër të Qendrës për Menaxhimin me Kriza, e cila për një kohë të shkurtër do të përpilojë një plan të përshtatshëm për veprim.

Në konferencën për media Kotevski nuk iu përgjigj konkretisht pyetjes nëse vendimi i sotëm nënkupton që Maqedonia po e mbyll kufirin jugor për emigrantët e paligjshëm që vijnë prej Greqisë.

Kjo masë vjen pak orë pasi rreth katër mijë refugjatë bllokuan hekurudhën Selanik - Shkup.

Emigrantët, kryesisht të rinj nga Lindja e Mesme, e përdorin Maqedoninë si pikë kalimi drejt Serbisë, për të vijuar më pas në vendet e Evropës Perëndimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)