08 Janar 2025

Maqedonia përfshinë akoma Kosovën si pjesë të Serbisë

Shkup, 16 shkurt - Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë vazhdon të bëjë skandale lidhur me lëshimin e dokumenteve personale, duke e përfshirë akoma Kosovën si pjesë të Serbisë.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) së fundi në letërnjoftimin  e një qytetari të lindur në Kaçanik të Kosovës ka shkruar Kodin e Serbisë SRB si vendi i origjinës, informon INA.

Qytetari S.Luma ka reaguar ndaj këtij vendimi duke e quajtur skandaloz, pasi vendlindja e tij është përfshirë se i takon Serbisë dhe jo Kosovës.

\"Unë jam i befasuar kur mora letërnjoftimin e ri biometrik dhe shoh kodin serb, pra se vendlindja ime Kaçaniku i takon Serbisë. Kjo është e papranueshme dhe po e denoncoj rastin që të hiqen këto letërnjoftime\", ka theksuar për INA, S.Luma.

Një pjesë e madhe e qytetarëve që kanë origjinë apo janë të lindur në Kosovë dhe që kanë shtetësi të Maqedonisë, viteve të fundit kanë reaguar lidhur me këto shqetësime, ku në dokumentet e tyre personale në vend të Kosovës, Serbia shënohet si vendi i origjinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)