11 Janar 2025

Mali i Zi me 7 prill mban zgjedhjet presidencial

Podgoricë, 19 janar - Kryetari i Parlamentit malazez, Ranko Krivokapiç ka deklaruar se zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi do të mbahen më 7 prill. Mandati i presidentit aktual, Filip Vujanoviç skadon më 21 maj.

Këto janë zgjedhjet e gjashta presidenciale nga vendosja e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi, respektivisht të dytat nga fitimi i pavarësisë në vitin 2006.

Kandidaturë për zgjedhjet presidenciale deri tani zyrtarisht paralajmëroi vetëm lideri i Frontit Demokratik, Miodrag Lekiç.

Presidenti aktual Vujanoviç deklaroi se do të fitonte në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, nëse kandidohet sërish nga Partia e tij Demokratike.

Ai ka mbajtur për dy mandate funksionin e kreut të shtetit por ende është e paqartë nëse llogaritet mandati i tij i parë presidencial, duke marrë parasysh se Mali i Zi atëherë nuk ishte shtet i pavarur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)