10 Janar 2025

Mali i Zi kushtëzon hapjen e ambasadës në Kosovë

Podgoricë, 7 qershor - Presidenti malazez, Filip Vujanovic ka thënë se nuk do të nënshkruajë dekretin për shkëmbimin e ambasadorëve me Prishtinën, derisa qeveria kosovare të njohë  malazezët në Kosovë si pakicë.

Qeveria e Malit të Zi të enjten e kaluar mori vendimin për hapjen e ambasadës në Kosovë, duke vlerësuar se në këtë mënyrë do të krijohen kushtet për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Megjithatë presidenti malazez ka thënë para gazetarëve se vendimi i qeverisë malazeze për hapjen e ambasadës në Prishtinë është i mirë dhe i duhur, por mbetet pranë qëndrimit të mëhershëm se nuk ka shkëmbim të ambasadorëve derisa nuk zgjidhet statusi i malazezëve në Kosovë.

Presidenti malazez ka thënë se ka marrë premtime të forta nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jajhaga se kjo do ndodhë shumë shpejt.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)