Malajzia dëbon ambasadorin e Koresë së Veriut
Kuala Lampur, 5 mars - Ministri i jashtëm malajzian Anifah Aman e shpalli ambasadorin koreanoverior në Malajzi Gang Cheol të padëshirueshëm dhe kërkoi largimin e tij nga Malajzia brenda 48 orëve.
Ministri Aman u shpreh se më 28 shkurt, pala malajziane i kishte kërkuar përfaqësuesit të qeverisë verikoreane në Malajzi të kërkonte ndjesë me shkrim për akuzat e ambasadorit Gang Cheoli kundër palës malajziane, por kjo nuk ndodhi.
Më pas Ministria e Jashtme të Malajzisë i kërkoi Gang Cheolit të takohej me zv-sekretarin e përgjithshëm Nushirwan, që përgjigjet për çështjet dypalëshe, por ai nuk u paraqit në Ministrinë e Jashtme.
Para dëbimit të ambasadorit verikorean, Malajzia shpalli heqjen e politikës pa viza për shtetasit nga Korea e Veriut.