Majko ka aplikuar për tu pajisur me pasaportë të Kosovës
Tiranë, 9 shkurt - Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, në emisionin Top Story në televizionin Top Channel, ka bërë të ditur se ka aplikuar për tu pajisur me pasaportë të Republikës së Kosovës.
Po e kam bërë kërkesën. Shpresoj të ma pranojnë. Kam dëshirë që të kem një apartament timin në Prishtinë dhe dua të shkoj në punë duke u nisur nga Prishtina dhe të vij këtu në Kryesinë e Kuvendit, ka deklaruar Majko.
Pandeli Majko ka simpati të kosovarëve pasi ishte kryeministër i Shqipërisë në kohën e luftës në Kosovë.
Drejtuesi i emisionit e pyet deputetin e Partisë Socialiste, nëse janë të vërteta fjalët që ai ëndërron të vazhdojë karrierën politike në Prishtinë.
Mbase pse jo. Tani që ma thatë ju po e mendoj, ka deklaruar Pandeli Majko.