09 Janar 2025

Lunaçek viziton Kosovën

Prishtinë, 30 mars - Në Kosovë mbërrin sot Eurodeputetja Ulirike Lunaçek e cila do të paraqesë përmbajtjen e rezolutës së miratuar nga Parlamenti Evropian.

PE hodhi poshtë kërkesën e disa euro-deputetëve që në dokumentet e Parlamentit Evropian, Kosova të referohet me fusnotë, sipas marrëveshjes Kosovë - Serbi për përfaqësimin rajonal.

Lunacek, thotë se Rezoluta shpreh qartë përkrahjen e fuqishëm të perspektivës evropiane për Kosovën dhe kërkon nga pesë shtetet e BE-së ta njohin Kosovën.

Po ashtu me këtë Rezolutë bëhet e qartë se ndarja e veriut nuk do të ndodh kurrë, pastaj kërkohet shuarja e strukturave paralele serbe, mos të mbahen zgjedhjet serbe, etj.

Lunacek thotë se Rezoluta kërkon nga Komisioni Evropian që marrëveshja e stabilizim asocimit me Kosovën të përmbyllet në vjeshtë të këtij viti.

Eurodeputetja austriake vlerëson se duhet të ekzistoj një zgjidhje për veriun, por jo nëse bëhet fjalë për status të veçantë apo ndarje, por se si të binden serbët që të bëhen pjesë e Republikës së Kosovës.

Sa i përket thirrjes që sportistët kosovarë të marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Londra 2012”, Lunacek thotë se do t’i shkruaj letër Komitetit Organizativ të LO, ndërsa për këtë çështje do të diskutoj edhe javën e ardhshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)