Lunacek: Serbia duhet ta njohë Kosovën
Kështu ka thënë nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, në një intervistë ekskluzive për gazetën Zëri.
Lunacek i ka bërë thirrje edhe klasës politike kosovare që të investojë në një përpjekje të përbashkët me shoqërinë civile dhe kosovarët e shquar që ti bindin hezituesit nga 28 ministrat e Brendshëm të Këshillit të Evropës.
Lunacek ka theksuar se shpreson që së shpejti Kosova do të jetë pjesë e të gjitha organeve të OKB-së. Raportuesja për Kosovën në BE ka folur edhe për zgjedhjet serbe në Kosovë dhe sjelljen e pahijshme të disa zyrtarëve serbë.
Ndërkohë duke folur për Gjykatën Speciale, Lunacek i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që ti sigurojë fondet e mjaftueshme për funksionalizimin e saj.
Ajo ka ripërsëritur se Serbia nuk ka të ardhme në BE pa njohjen e Kosovës. Lunacek ka folur edhe për shumë çështje të tjera, ndërsa ka përfunduar duke thënë se shpreson që në 10 vite edhe Kosova do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.
/Zëri/