14 Janar 2025

Lugina ndjehet e tradhtuar nga Kosova

Preshevë, 8 nëntor - Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të themelohen zyrat në Prishtinë e Gjilan, për t\'u marrë institucionalisht me problemet e qytetarëve të Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë, nuk po zbatohet.

Këto zyra nuk janë hapur ende, ndërsa këta banorë, numri i të cilëve në Kosovë arrin rreth 40 mijë veta, po përballen me shumë vështirësi.

Këshilli Kombëtar Shqiptar për Luginën e Preshevës ka kërkuar urgjentisht që të hapen këto zyra, ndërsa partitë politike në Kosovë dhe Qeveria të mos harrojnë se këta banorë i votuan në zgjedhjet parlamentare.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)