14 Janar 2025

Lirohet përkohësisht Shesheli

Hagë, 6 nëntor - Vojisllav Sheshel, i cili është arrestuar për krimet e luftës në Kosovës, pas 12 vitesh në paraburgim është liruar sot nga Tribunali i Hagës, përkatësisht nga miratimi që ka ardhë për lirimin e tij nga burgu.

Lirimi i përkohshëm i Vojisllav Sheshelit, sipas Kurir, ka ardhë pas vërtetimit për gjendjen e tij të rëndë shëndetësore.

Siç shkruan Kurir, Sheshel, muajin e kaluar kishte pasur problem me melqin dhe në këtë mënyrë jeta e tij konsiderohej si në rrezik.

“Gjendja shëndetësore e Vojislav Sheshelit është serioze, me elemente të rrezikimit të jetës dhe po ashtu edhe neglizhenca e trajtimit”, është shprehur Milovan Bojic, mjeku që ka ekzaminuar Sheshelin.

Sheshel është liruar përkohësisht pasi që shteti i tij, Serbia, kishte krijuar kushtet në lidhje me lirimin e tij.

“E nëse Serbia refuzon të garantoj për lirimin e tij të përkohshëm, atëherë Dhoma Gjyqësore e Tribunalit do të vendosë për hapat e mëtejmë”, kështu është shprehur zëdhënësja e ICTY Magdalena Spalinska

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)