Liderë nga Evropa Jugore do të shqyrtojnë politikën e migracionit
Bruksel, 27 gusht - Liderët e 6 shteteve nga Evropa Jugore kanë pranuar të marrin pjesë më 9 shtator në takim në kryeqytetin grek.
Në forum janë të ftuar presidentët e Francës dhe të Qipros, kryeministrat e Italisë, Portugalisë dhe Maltës , kryeministri i Spanjës. Qëllimi i kryeministrit grek Aleksis Cipras është që shtetet mesdhetare të ndikojnë mbi rendin e ditës evropian mbi çështje si zhvillimi social dhe politika e migracionit.