09 Janar 2025

Letonia nderton me tela me gjemba me Rusinë

Riga, 5 shkurt - Shtetet baltike vazhdojnë forcimin e kufijve të tyre dhe Letonia raportoi ngritjen e segmentit të parë prej 23 km të një gardhi me tela me gjemba me Rusinë.

Ky vend ka një vijë kufitare prej 276 km me shtetin rus. Gardhi është projektuar si përpjekje për të parandaluar “emigrantët e paligjshëm”.

Ndërtimi i gardhit ka nisur në vitin 2015 dhe pjesa e parë prej 23 km ka përfunduar tashmë. Qeveria letoneze ka ndarë një fond shtesë prej 6.3 milionë euro për ndërtimin dhe brenda vitit 2017 do të ndërtohen edhe 60 km të tjerë.

Pjesa më e madhe e kufirit midis Letonisë dhe Rusisë prej 276 km besohet të jetë i “mbrojtur” nga monumentet natyrore përfshirë kënetat dhe lumenjtë, rreth 193 km konsiderohen të “prekshëm”. Plani ambicioz i qeverisë letoneze është ndërtimi i 92 km të gardhit.

Gardhi ka një lartësi prej 2.7 metrash dhe është rreth 20 cm më i lartë si gardhi estonez.

Projekti besohet kushton 17 mln euro dhe pritet përfundojë plotësisht në vitin 2019.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)