13 Janar 2025

Letonia kërkon normalizimin e marrëdhënieve Kosovë - Serbi

Bruksel, 5 janar - Hapja e kapitujve të parë negociues të Serbisë për anëtarësim në BE është qëllimi i parë, por sukses e shpejtësia e përparimit varet nga vetë Serbia.

Kështu ka thënë kryesuesi i Këshillit të Ministrave të BE-së dhe ministër i Punëve të Jashtme të Letonisë Edgars Rinkeviçs, e cila ka marrë kryesimin e Bashkimit Evropian.

Rinkeviçs për gazetën e Beogradit \"Veçernje novosti\" ka vlerësuar se përparimi është çelës i realizimit të planit aksional në të cilin është shumë i rëndësishëm vazhdimi i dialogut me Kosovën, transmeton Koha. net.

\"Letonia pret që Serbia dhe Kosova të vazhdojnë të punojnë në normalizimin e mëtejmë të marrëdhënieve në të gjitha nivelet, ashtu siç janë pajtuar me Marrëveshjen e Brukselit në prillin e vitit 2013. Dialogu në nivelin e lartë duhet të vazhdojë së shpejti në mënyrë që të përshpejtohet zbatimi i marrëveshjeve të arritura”, ka thënë Rinkeviçs.

Ai ka shtuar se nuk ka ndryshim në pikëpamjet e qëllimit të dialogut dhe se procesi, ashtu si është paraparë në kornizën negocieuse, duhet të sjellë te normalizimi i gjithanshëm i marrëdhënieve Serbi –Kosovë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)