12 Janar 2025

Le Monde: Kosova e katërta në botë me xhihadistë

Paris, 17 qershor - Në një shkrim në të cilin trajton numrin e francezëve dhe shtetasve të tjerë perëndimorë që janë pjesë e grupeve xhihadiste në Siri e Irak, gazeta franceze “Le Monde” Kosovën e radhit ndër të parat.

Kështu, nëse krahasohet numri i xhihadistëve me numrin e banorëve të një vendi, Kosova radhitet në vendin e katërt në botë me 125 luftëtarë për 1 milion banorë.

Në këtë drejtim, sipas të përditshmes franceze, ndër vendet e rajonit, Kosova radhitet edhe para Bosnjës, e shumë para Shqipërisë, transmeton Zëri.

“Në raportin mes numrit të xhihadistëve dhe numrit të banorëve, 10 vendet e para “furnizuese” të xhihadistëve të gjitha janë myslimane ose me shumicë myslimane, të shtrira ndërmjet Afrikës Veriore (Tunizia dhe Maroku), Lindjes së Mesme (Jordania, Libani, Arabia Saudite), Azisë Qendrore (Kazakistani dhe Turkmenistani) dhe Ballkanit (Kosova, Bosnja dhe Shqipëria)”, shkruan “Le Monde”, duke cituar edhe një raport të OKB-së, të publikuar në fund të majit.

Me 24 xhihadistë të dyshuar të identifikuar për një milion banor, Franca është në pozitën e 13-të, pra prapa Belgjikës (40) dhe Danimarkës (27) në Perëndim.

Kështu, 10 vendet me numrin më të madh të xhihadistëve në raport me popullatën e tyre janë: Tunizia, Jordania, Libani, Kosova, Kazakistani, Bosnja, Turkmenistani, Arabia Saudite, Shqipëria e Maroku. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)