Lavrov: Zgjerimi i NATO-s në Ballkan, veprim provokues
Sipas një njoftimi të Isna, Maqedonia, BH dhe Mali i Zi synojnë të ndjekin vende si Shqipëria dhe Kroacia dhe të anëtarësohen në NATO.
Sergei Lavrov përsa i përket këtij procesi ka thënë se përsa i përket zgjerimit të NATO-s unë këtë veprim e quaj të gabuar dhe ndoshta provokues.
Më afër mbylljes së procesit të anëtarësimit në NATO, është Mali i Zi. Anëtarësimi i BH në NATO është shtyrë për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme etnike dhe vonesës së reformave ndërsa i Maqedonisë për shkak të çështjes së emrit me Greqinë.
Vetëm aleati më i afërt i Rusisë d.m.th. Serbia deri tani nuk ka program për tu anëtarësuar në NATO.