Lavrov: Injorimi i rezultateve të referendumit në Kosovë është gabim
Vjenë, 17 shkurt - Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov deklaroi të enjten në Vjenë se rezultatet e referendumit të 14-15 shkurtit në Kosovë, ku sipas rezultateve paraprake më shumë se 99.5% e votuesve deklaruan refuzimin e tyre për të njohur autoritetet e Prishtinës, janë një sinjal i qartë për bashkësinë ndërkombëtare dhe për të gjitha palët e përfshira në zgjidhjen e problemit të Kosovës, i cili nuk mund të shpërfillet kurrsesi.
Ky është sinjal për Prishtinën, për Beogradin, ky është sinjal për të gjithë ata që synojnë të vazhdojnë angazhimin ndërkombëtar në zgjidhjen e aspekteve të shumta të këtij problemi, - tha Sergei Lavrov.