11 Janar 2025

Lammert: Përkrahja gjermane për Kosovën në të gjitha drejtimet

Berlin, 14 mars - Gjatë vizitës në Berlin, me rastin e konferencës ndërkombëtare parlamentare kundër antisemitizmit, sot në Bundestag, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u takua me Norbert Lammert, President i Bundestagut gjerman.

Kryetari Veseli falenderoi homologun gjerman për përkrahjen e vazhdueshme që në të gjitha drejtimet shteti gjerman i kanë dhënë dhe është duke i dhënë Republikës së Kosovës.

Nga ana e tij, presidenti i Bundestagut, Lammert, duke shprehur interesimin për zhvillimet në Kosovë, potencoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar në mes Bundestagut dhe Kuvendit të Kosovës, sidomos në fushën e reformes legjislative në Kosovë. Mes tjerash, Lammert theksoi se shteti gjerman do të vazhdojë të përkrah Kosovën si në rrafshin e drejtpërdrejtë të marrëdhënieve ndërshtetërore, ashtu edhe në kuadrin e Bashkimit Evropian, sidomos në proceset aktuale që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe proceset tjera integruese.

Në takim me z. Lammert, kryetari Veseli shtroi idenë që një konferencë e tillë si kjo që po mbahet në Berlin mbi luftën kundër antisemitizmit dhe rreziqeve bashëkohore, të organizohet edhe në Kosovë. Kjo ide u mbështet nga presidenti i Bundestagut,  cili theksoi se këmbimi i përvojave pozitive në këtë fushë është një instrument i dobishëm në forcimin e vlerave demokratike, paqes mes shoqërive e shteteve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)