Lagarde, thirrje politikanëve grekë tu përmbahen premtimeve
Washington, 3 prill - Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Christine Lagarde, u bëri thirrje dy partive kryesore greke në pushtet, Pasok dhe Demokracia e Re, të përmbahen nga populizmi dhe premtimet parazgjedhore duke pas parasysh zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend në fund të muajit prill ose në fillim të muajit maj, shkruan gazeta greke Ethnos.
Në të njëjtën kohë, kancelarja gjermane Angela Merkel përshëndeti masat e fundit të qeverisë greke për kursim, por theksoi se Greqia duhet të vazhdojë me të njëjtin ritëm për tejkalimin e krizës aktuale.
Merkel gjithashtu theksoi se dalja eventuale e Greqisë nga eurozona do të ketë pasoja eventuale edhe për vendet e tjera.
Ndërkohë, komisioneri i Bashkimit Evropian për Çështjet Ekonomike dhe Monetare, Olli Rehn mbetet skeptik lidhur me zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë greke pas zgjedhjeve të ardhshme.