12 Janar 2025

Kurdët protestojnë kundër qeverisë turke

Keln, 9 gusht - Mijëra mbështetës të kurdëve dhe të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit pushtuan rrugët e qytetit të Kelnit në Gjermani për të protestuar kundër sulmeve ushtarake të ndërmarra nga qeveria turke.

Sipas tyre, sulmet kanë si qëllim territoret e bazat kurde dhe jo zonat e kontrolluara nga Shteti Islamik.

Protestat u organizuan nga Qendra Demokratike e Kurdve në Gjermani dhe në të morën pjesë mbi 40 organizata të tjera që shprehën haptazi mbështetjen e tyre ndaj popullsisë kurde. Qindra demonstrues kërkuan qe ti jepet fund asaj që ata e quajnë agresion kundër Kurdistanit.

Nuk duam luftë mes turqve dhe kurdëve. Duam që të na dëgjohet zëri në të gjithë Evropën dhe të gjithë të kuptojnë se Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e Presidentit Erdogan, është mbështetëse e ISIS” – u shpreh një nga protestuesit. Jo armë për Turqinë dhe më shumë mbështetje humanitare, kjo është ajo ç’ka duam “- deklaroi një tjetër protestues.

Militantët e PKK informuan se po përballeshin me sulme të vazhdueshme nga forcat ushtarake turke, të cila shkelën armëpushimin e vendosur në 2013.

Ushtria turke filloi sulmet ajrore ndaj kampeve të partisë pro kurde në veri të Irakut më 24 korrik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)