Kurdët kanë nën kontroll qytetin Kubani
Bagdad, 9 shtator - Ushtria amerikane ka thënë se kurdët kanë nën kontroll qytetin Kubani, transmeton agjencia Tasnim e lajmeve.
Ushtria amerikane, ka njoftuar, se koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA, ka intensifikuar sulmet ajrore kundër militantëve të ISIS në Siri, duke realizuar 6 sulme, afër qytetit Kubani, në kufi me Turqinë.
Sipas një deklarate të qendrës komanduese amerikane, sulmet kanë shkatërruar artileri dhe automjete të ISIS.
Njoftimet, ardhur nga vendi i ngjarjes, thonë se militantët e ISIS, janë tërhequr nga pozicionet e tyre ne perëndim të qytetit, gjatë mesnatës së martë, por atje luftimet po vazhdojnë në lindje dhe verilindje të Kubanit.
Më 7 tetor janë zhvilluar përleshje të ashpra mes kurdëve dhe grupit ISIS në zonat jugore dhe perëndimore të qytetit.
Këto luftime kanë detyruar 200 mijë njerëz që ti drejtohen Turqisë për të shpëtuar jetët e tyre.