Kur Kosova shpalli pavarësinë, Daçiq ka nisur të qajë
Beograd, 5 nëntor - Në 17 shkurt 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë, kryeministri i Serbisë, njëkohësisht ministër i Policisë dhe kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq ka nisur të qajë.
Këtë gjë e ka pohuar vetë Daciq për mediat serbe.
Hymë në kolonë, ata shkonin për Prishtinë, e unë për Graçanicë. Bori të makinave, flamuj që valëviteshin, e ndërsa ne ngisnim makinën, shoferi nxori dorën nga makina dhe u tregoi tre gishtërinj. Ka qenë një atmosferë jo-elektrizuese, kishte emocione si nga ana jone ashtu edhe nga ana e tyre. Kam qarë. Ishte atmosferë shumë e rëndë, ka zbuluar Daçiq.