Kulla Eiffel do të mbrohet me mur xhami
Paris, 11 shkurt - Parisi po planifikon investimin e 20 milion eurove për mbrojtjen e Kullës Eiffel me një mur xhami nga sulmet terroriste.
Zëvendëskryetari i Bashkisë së kryeqytetit francez, Patrick Klugman tha se kjo masë merret për arësye sigurie dhe estetike.
Muri me lartësi 2.5 metra do të ofrojë gjithashtu mundësinë për këshillin bashkiak që të rinovojë kopshtet rrethuese të monumentit ikonë të Parisit.
Ky plan është mirëpritur nga shumë parizienë. Numri i vizitorëve të Kullës Eiffel ra ndjeshëm pas sulmeve terroriste të vitit të kaluar, por është rritur 4% gjatë muajve të fundit.
Si një nga vendet më të vizituara me pagesë të botës, Kulla Eiffel pret 7 milion vizitorë në vit.