14 Janar 2025

Kukan: Akuzat e bëra kanë minuar besueshmërinë e Eulex-it

Bruksel, 5 nëntor - Shefi i delegacionit të Parlamentit Evropian për çështjet e Serbisë, Eduard Kukan, me rastin e konfirmimit të rasteve të mbuluara nga EULEX, ka thënë se ka frikë që akuzat e bëra kanë minuar besueshmërinë e misionit të ndërmarra me qëllim të prezantimit të zbatimit të sundimit të ligjit në Kosovë.

Kukan në një deklaratë për të përditshmen “Danas” ka thënë se duke marrë në konsideratë të gjitha pyetjet në lidhje me akuzat për korrupsion në kuadër të EULEX-it, efekti i përgjithshëm i këtij misioni duhet qenë prioritet.

“Është e papranueshme që akuza të tilla serioze të mos jenë të përpunuara dhe që për to të mos komunikohet shpejtë. Për akuza të tilla, besoj që stafi i misionit EULEX ti përkushtohet punës dhe objektivave të veta që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit në Kosovë”, ka thënë Eduard Kukan, transmeton Tanjug.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)