Kuba liron të 53 të burgosurit politikë
Havana, 12 janar - Zyrtarët amerikanë kanë njoftuar se Kuba ka përfunduar lirimin e 53 të burgosurve politikë, që ka qenë i paraparë me marrëveshjen historike SHBA-Kubë, të arritur muajin e kaluar.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kanë verifikuar lirimin e të 53 personave dhe e kanë vlerësuar këtë si zhvillim shumë pozitiv. Megjithatë, SHBA ka thënë se lirimi nuk zgjidh problemet e mëdha me të drejtat e njeriut në Kubë. Dhjetorin e kaluar, SHBA-ja dhe Kuba kanë thënë se do të rivendosin marrëdhëniet diplomatike, të cilat i kanë ndërprerë qysh në vitin 1961.
Njoftimi është bërë gjatë fjalimeve të njëkohshme të presidentit të SHBA-së, Barack Obama, dhe atij të Kubës, Raul Kastro.(rel)