15 Janar 2025

KS zgjedh disa prej anëtarëve të tij të përkohshëm

New York, 17 tetor - Këshilli i Sigurimit i Kombëve të Bashkuara ka zgjedhur disa prej anëtarëve të tij të përkohshëm.

 Angola, Malajzia, Zelanda e Re dhe Venezuela janë zgjedhur anëtare të përkohshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Për ulësen e pestë, ndërkaq, Turqia dhe Spanja do të përballen në një raund të ri të votimit.

Katër vendet kanë fituar dy të tretat e votave gjatë zgjedhjeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Këshilli i Sigurimit përbëhet nga 15 shtete anëtare, pesë prej të cilave, Kina, Franca, Britania e Madhe, Rusia dhe SHBA, janë të përhershme.

Dhjetë anëtarët jo të përhershëm zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme me një mandat dyvjeçar.

Këtu procedohet në mënyrë të tillë që çdo vit të zgjidhen pesë anëtarë jo të përhershëm, me qëllim që përbërja e Këshillit të Sigurimit të ndryshojë çdo vit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)