KS zgjat mandatin e paqeruajtësve të OKB-së në Qipro
New York, 30 janar - Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi të enjten një rezolutë për të zgjatur mandatin e Forcës Paqeruajtëse të OKB-së në Qipro deri më 31 korrik 2015.
Në rezolutë u bëhet thirrje udhëheqësve grekoqipriotë dhe turkoqipriotë të rifillojnë sa më shpejt bisedimet, për të arritur përparime në çështjet kryesore.
Forca Paqeruajtëse e OKB-së në Qipro u formua në vitin 1964 me misionin për të ndaluar shpërthimin e konfliktit midis grekëve dhe turqve të Qipros. Tani kjo forcë ka mbi 920 pjesëtarë.