KS zgjat mandantin e forcave paqeruajtëse të BE-së në Bosnjë
New York, 12 nëntor - Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një rezolutë, ku zgjat me një vit mandatin e forcave paqeruajtëse të BE-së në Bosnjë-Hercegovinë, për të luajtur rolin e mbrojtjes së stabilitetit dhe të paqes, dhe zbatimin e \"Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit\".
Këshilli i Sigurimit e miratoi këtë rezolutë me 14 vota pro dhe 1 abstenim nga Rusia.
Në rezolutën ritheksohet mbështetja e \"Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit\" dhe bëhet thirrje që palët e ndryshme që t\'i përmbahen me rigorozitet kësaj marrëveshje.
Në rezolutë konfirmohet se marrëveshja nuk është zbatuar plotësisht, prandaj autorizon forcat paqeruajtëse të BE-së në Bosnjë-Hercegovinë të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar zbatimin e saj.
Gjithashtu palëve u është kërkuar të respektojnë forcat paqeruajtëse, për sigurinë e personelit ndërkombëtar.