22 Janar 2025

KS miraton rezolutë për parandalimin e konflikteve të armatosura

New York, 22 gusht - Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi të enjten të shtojë masat për parandalimin e konflikteve të armatosura.

Për këtë qëllim u miratua një rezolutë, ku thuhet se parandalimi i konflikte të armatosura është detyrë kryesore e Këshillit të Sigurimit për rujatjen e paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare, si dhe detyrë parësore e vendeve të ndryshme.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon tha në mbledhjen e KS, të enjten se gjatë 20 viteve të fundit nuk ka patur shumë luftra mes vendeve, por konfliktet në Siri, Irak, në Rripin e Gazës, në Sudanin e Jugut, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Ukrainë kanë shkaktuar shumë humbje në njerëz dhe dëme materiale.

Përfaqësuesi i Kinës në OKB Liu Jie gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e KS theksoi se parandalimi i konflikteve duhet të niset nga situata konkrete e vendeve të ndryshme dhe më pas të ndermerren masat përkatëse .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)