12 Janar 2025

KS i OKB-së më 26 maj do të shyqrtojë raportin për Kosovën

New York, 15 maj - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shyqrtojë më 26 maj raportin tremujor të Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-moon mbi zhvillimet në Kosovë.

Gjithashtu do të dëgjojë vlerësimet e përfaqësueve të Kosovës, të Serbisë, dhe të vendeve anëtare. Kryesuese për këtë muaj e Këshillit të Sigurimit është Lituania.

Në observimet e tij Sekretari Ban ka mirëpritur vazhdimin e takimeve në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë, për të theksuar se ‘fryma e bashkëpunimit konstruktiv dhe theksi mbi interesa të përbashkëta mbeten inkurajuese, siç është marrëveshja për integrimin e gjyqësorit në veri.’ Shefi i OKB-së edhe në këtë raport ka përmendur dhe përshëndetur hapat e autoriteteve të Kosovës drejt themelimit të gjykatës speciale, duke e quajtur këtë ‘një çështje thelbësore për të ardhmen e Kosovës.’

“Pavarësisht sfidave të shumta që dolën për qeverinë e re gjatë 100 ditëve të para, unë përgëzoj vendosmërinë e qartë që ka treguar për të ndjekur një kurs të reformave të nevojshme ekonomike, respektimin e sundimit të ligjit dhe të angazhimin për të promovuar pajtimin në mes të komuniteteve të Kosovës,” thekson Sekretari Ban në vlerësimet e tij për qeverinë e koalicionit të Isa Mustafës.

Shumica e çështjeve të tjera që përmenden në observimet e raportit te Sekretarit të Përgjithshëm kryesisht fokusohen në stabilitetin në veriun e Kosovës, në nevojën e krijimit të asociacionit të komunave, në kthimin e deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës, në përmirësimin e raporteve midis pushtetit lokal në komunat e veriut me atë qendror në Prishtinë.

“Unë gjithashtu mirëpres nismat ligjore të ndërmarra nga autoritetet e Kosovës për të adresuar çështjen komplekse të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm,” thekson Ban, fjali kjo që i referohet ngritjes së padive ndaj atyre që janë akuzuar për rekrutim në luftërat e huaja.

Raporti është dhënë para ngjarjeve tragjike të fundit në Kumanovë që implikojnë shtetasë të Kosovës dhe kjo nuk përmendet, megjithatë Sekretari Ban në një deklaratë të hënën ‘ka shprehur alarmin lidhur me shpërthimin e dhunës,’ që përbënë edhe një uverturë se ku do të fokusohet fjala e vendeve anëtare në këtë senacë.

/RTK/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)