KS i OKB-së më 25 gusht debaton për Kosovën
New York, 6 gusht - Këshilli i Sigurimit i KB-së më 25 gusht do të shqyrtojë situatën në Kosovë në bazë të raportit të rregullt të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.
Ban Ki-moon në raportin paraprak kishte vlerësuar se kanë mbetur disa sfida në zbatimin Marrëveshjes së Brukselit ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Këshillin e Sigurimit gjatë këtij muaji e kryeson Britania e Madhe.