KS i OKB miraton rezolutë kundër ISIS
New York, 16 gusht - Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombëve të Bashkuara miratoi një rezolutë ku kërkohet çarmatimi dhe shpërbërja e të gjitha grupeve të varura nga Al Kaida e në veçanti të grupit terrorist ISIS.
Kjo rezolutë u miratua me vota unanime nga 15 anëtarët e KS të OKB dhe parashikohen sanksione ndaj personave që rekrutojnë trupa për grupe terroriste apo që i përkrahin këto grupe financiarisht.
KS i OKB e miratoi këtë rezolutë pas krimeve barbare të kryera nga grupi terrorist ISIS në pjesën lindore të Sirisë dhe në pjesën veriore të Irakut.
Samanta Power, ambasadorja e SHBA në OKB, deklaroi se miratimi i kësaj rezolute dëshmon për gatishmërinë e plotë të BN për tu përballuar me aktet terroriste dhe çnjerëzore të ISIS dhe të grupeve të tjera terroriste.