KS i OKB kërcënon Jemenin me sanksione
New York, 7 shkurt - Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombëve të Bashkuara ka shprehur shqetësimin e tij nga situata në Jemen dhe ka kërcënuar me vendosjen e sanksioneve nëse në këtë vend nuk rinis dialogu për zgjidhjen e krizës.
Sipas një deklarate të lexuar nga ambasadori i Kinës në OKB i cili mban kryesinë e radhës së KS të OKB, 15 vendet anëtare të këtij këshilli janë shprehur të gatshëm për të miratuar sanksione në rast se Jemeni nuk rinis dialogun dhe bisedimet për zgjidhjen e krizës në vend.
KS i OKB nga grupi Ansarullah ka kërkuar të respektojë marrëveshjet për zgjidhjen e krizës në Jemen të tilla si plani i këshillit të bashkëpunimit të gjirit Persik dhe planin e konferencës së dialogut kombëtar.
KS i OKB gjithashtu ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të presidentit, kryeministrit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar të cilët mbahen në arrest shtëpie.
Pas përshkallëzimit të krizës politike në Jemen, lëvizja Ansarullah ditën e premte doli me një deklaratë ku thuhet se në bazë të kushtetutës shpërbën parlamentin dhe formon një këshill presidencial të periudhës së tranzicionit.
Ky këshill i përbërë nga 5 persona ka për detyrë të krijojë qeverinë e re të Jemenit.