Kryqi i Kuq paralajmëron krizë humanitare në Jemen
Sana, 23 prill - Rebelët e Jemenit po i kërkojnë koalicionit saudit të ndalojë të gjitha sulmet ajrore si kusht për të pranuar bisedimet e sponsorizuara nga Kombet e Bashkuara.
Kërkesa e tyre erdhi pas njoftimeve se koalicioni i rifilloi sulmet, një ditë pasi deklaroi ndalimin e tyre dhe zëvendësimin e fushatës ushtarake me atë politike për rivendosjen e rendit në Jemen.
Kryqi i Kuq është midis atyre që kërkon armëpushim të plotë, ndërsa e përshkruan situatën në Jemen si \"katastrofike.\" Robert Mardini është drejtori rajonal i Kryqit të Kuq:
\"Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve për të marrë masat e duhura për të mbrojtur gratë, burrat dhe fëmijët. Ne u bëjmë thirrje gjithashtu atyre të lehtësojnë urgjentisht ndërmarrjen e operacioneve humanitare.\"